Rama nga Durrësi njofton nisjen e sfidës socialiste PS2030

Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama vjen nga Durrësi, nga aty ku socialistët nisin punën për të ndërtuar skuadrën e re përfaqësuese PS2030.

“… me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030🌹për SHQIPËRINË2030🇦🇱, ju uroj të diel të bukur”, përfundon Rama në postimin e tij.

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e re Kombëtare në qytetin e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PS-së agjendën e Asamblesë.

Kryeministri, njëherësh lideri i PS-së, Edi Rama do t’i drejtohet me një fjalë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti.

SHKARKO APP