Rama nga Italia: Erdogan s’ka influencë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama thotë se Turqia dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk kanë influencë në Shqipëri. Në deklaratat e bëra në Itali, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Edi Rama u shpreh se  Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për Turqinë vijnë në kohën kur në BE shihet gjithmonë e më shumë si problem afrimi i politikës dhe ekonomisë turke në Ballkanin Perendimor dhe veçanërisht në Shqipëri.

Në Bruksel, në javët në vijim pritet të diskutohet edhe njëherë mbi procesin e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit. Shqipëria ka dështuar disa herë të marrë çeljen zyrtare të negociatave për shkak të problemeve me qeverisjen. Deklaratat e Edi Ramës për Turqinë e parrezikshme në Ballkan, janë dhe një sinjal që kryeministri i çon BE për të marrë përgjigje pozitive për negociatat. Ndërkohë që dihet se politika e jashtme e Edi Ramës dhe modeli qeverisës i Rilindjes, në tetë viteve të fundit ka qenë në shumë raste shumë afër modelit të Edrogan.

SHKARKO APP