Rama: Nga portet te hekurudha, kantieret që ndryshojnë Durrësin dhe ekonominë e vendit

Kryeministri Edi Rama, në një takim falënderues për rezultatin e zgjedhjeve vendor në Durrës, u ndal te projektet madhore me impakt në zhvillimin jo vetëm të Durrësit, por të gjithë vendit. Rama tha se Durrësi është i rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë.

“Gjithë këto kantiere të mëdha nuk janë vetëm për Durrësin, por për rajonin, gjithë Ballkanin. Kemi portet dhe hekurudhën, realizimi i tyre do të thotë çuarje komplet në nivel tjetër të ekonomisë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se porti turistik nuk ndryshon vetëm Durrësin, por ndryshon ekonominë e vendit. “Po kështu porti tregtar e hekurudha. Këto janë punë të mëdha. Pastaj nuk diskutohet që turizmi ka rëndësinë e vetë. Do të transformojmë zonën e plazhit. Ky është vetëm njëri prej projekteve që do bëjë që Durrësi, Shijaku, Kruja e Tirana të funksionojnë si një ofertë e vetme”, shtoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri u ndal po ashtu te puna që duhet bërë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Rama u shpreh se nuk është bërë i njëjti revolucion me Kadastrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Te Kadastra duhet të bëjmë një transformim përfundimtar. Është bërë punë, por nuk është më e mjaftueshme. Kadastra është banka e pronave të shqiptarëve dhe ne duhet ta kthejmë në bankë të pronave. Nuk është as e deputetëve, këshilltarëve, drejtorëve dhe e askujt tjetër. Gjithë atë punë voluminoze që është bërë për hartat ne nuk mund ta lëmë të pambaruar”, shtoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?