Rama niset drejt Londrës: Në Samitin e NATO-s do kërkoj ndihmë financiare
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Londrës, ku do të marë pjesë në Samitin e NATO-s. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se në këtë samit do të interesohet dhe do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit.
“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në Komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik”, tha Rama.
Duke folur në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Ministrave, ai shtoi se nuk do të ketë banesa sociale si ato që jemi mësuar të shohim deri më tani. ”Po diskutojmë për disa skenarë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re që të jetë lagjja më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim”.