Rama: Në orën 13:00, qëndrimi i PS-së për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në Parlament

Pavarësisht se mazhoranca shprehu vullnetin për t’i qëndruar marrëveshjes për reformën zgjedhore dhe për votimin e saj më 23 korrik, gjatë seancës parlamentare ditën e djeshme, ata i propozuan opozitës parlamentare një konsensus për të marrë votat e tyre në shkëmbim të ndryshimeve kushtetuese.

Kjo lojë me dy porta e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar ambasadoren e ShBA-së në vendin tonë, Yuri Kim në Parlament, aty ku zhvilloi dje një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Në këtë mënyrë duke iu përgjigjur dhe mesazheve të forta që vijnë nga kancelaritë e mëdha, edhe ambasadorët e SHBA-së dhe vendeve të BE-së kanë rritur presionin ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për miratimin e reformës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe për t’i dhënë përgjigje të gjitha dilemave lidhur me këtë reformë, kryeministri Edi Rama lajmëron se do të dalë sot në orën 13:00 para medieve në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot në 13.00 qëndrimi i PS për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në Parlament brenda këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë”, njofton Rama përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?