Rama njofton vendimin e ri për të prekurit nga tërmeti: Ja si të kërkoni ndihmë përmes portalit…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot qytetarët e prekur nga tërmeti dhe që kanë nevojë për strehim apo ushqim, kanë mundësi që përmes portalit shqipëriaqeduam.al me telefonin të regjistrojnë ankesën dhe kërkesën dhe të marrin përgjigje duke shmangur radhët e gjata në zyrat e shtabit të emergjencës.
“Meqë krijohen radhë të gjata në zyrat e shtabit të emergjencave, ne mendojmë që me një ndjesë drejtuar të gjithë qytetarëve të këtij vendi të ndaloj veprimtarinë e platformës së bashkëqeverisjes përgjatë përiudhës së emergjencëes dhe gjithë forcat fokusohen te qytetarët që s’duan të dinë për fatin e tyre pas dëmtimit të banesës. Që nga dita e sotme, në platformën shqipëriaqëduam.al pa pasur nevojë për log-in në e-albania por direkt te Shqipëriaqëduam.al qytetarët që duan info të shpejtë dhe njëkohësisht që si me logjikën e ndërveprimit të platformës na japin mundësi të adresojmë problemin në shtabet përkatëse mund të drejtohen këtu me një klik.
Mjafton të lënë emrin dhe numrin e telefonit apo në rast se kanë edhe email dhe ekipi vihet në lëvizje për të kthyer përgjigje.
Kam nevojë për strehim të përkohshëm, këtu bëhet fjalë jo oër ata që janë të pastrehë që përapra tërmetit, por për ata që catinë ua ka marrë me vetë tërmeti, kam nevojë për medikamente, pako sociale, ndihmë ushqimore, shëndetësore”, tha Rama.
Shqetësimet për të cilat mund të kërkoni ndihmë te Platforma e Bashkëqeverisjes
Kam shqetësim për banesën
Kam nevojë për strehim
Kam nevojë për ndihmë mjekësore, medikamente apo pako sociale
Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje apo produkte higjenike
Kam nevojë për transport në vendin e punës apo shkollë
Ka edhe një zë të gjashtë, shqetësime të tjera