Rama nuk e ftoi për dialog, Idrizi: E ka me çështjen çame
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama u bëri një ftesë të hapur për dialog të gjitha partitë opozitare për reformën zgjedhore por la jashtë kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, Idrizi u shpreh se qëllimi i Ramës është nxjerrja jashtë e faktorit PDIU dhe cështjes çame. “Është një mënyrë shumë e dobët e zotit Rama për të relativizuar PDIU-në edhe cështjen çame edhe Shpëtim Idrizin, kjo vjen pas përpjekjeve për të nxjerrë jashtë faktorin e PDIU-së nga parlamenti i Shqipërisë për të hequr cështjen çame nga programi i qeverisë”.
KOHA JONË SONDAZH

