Rama: Nuk ka ndryshime në Qeveri. Nuk dua t’ia di për njeri!

 
 

Edi Rama ka thënë prerë sot se nuk do bëhen ndryshime në Qeveri, sikur të bëhet nami. Me këtë deklarate, ai ka hedhur poshtë çdo hamendje për ndryshime të nevojshme në kabinetin e tij të shkërmoqur prej disa muajsh.

“Nuk bëj ndryshime në qeveri. Ju i thoni ju i shkruani dhe më pas i besoni ato që shkruani”,- ju përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve pas mbledhjes së grupit parlamentar sot.

Ilir Meta kreu i parlamentit dhe i  LSI ka insistuar se duhen ndryshime të forta në Qeveri, sepse njerëzit janë të pakënaqur me këta ministra. Me sa duket, përplasja Rama- Meta do të njoh dimensione të reja, pasi Rama e injoroi kërkesën e Metës për të ndryshuar qeverinë.

Mësohet se Rama  po mendon edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke synuar që të shkojë pa koalicion me LSI, për të fituar një mandat të dytë qeverisës pa Metën. Nuk dihet ende se si do të luajë Meta

SHKARKO APP