Rama nuk “respekton” as NATO-n! Të dhënat për shpenzimet: Jemi larg detyrimeve
Së bashku me vende si Italia, Spanja apo Danimarka, Shqipëria është një ndër 10 vendet me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar një raport të përditësuar të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të saj, nga ku rezulton se për vitin 2018 Shqipëria rezervoi për mbrojtjen 1.16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo bën që Shqipëria të jetë vendi i 21-të, ndër 28 anëtarë të Natos për nga shpenzimet.
Nato ka si detyrim një shpenzim në 2% të PBB, por që nga vetëm 7 vende të aleancës respektohet. Shqipëria e ka zbatuar këtë detyrim vetëm në vitin e pranimit në aleancë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se, në krahasim me vitin 2012, shpenzimet e Shqipërisë Për mbrojtjen kanë rënë në raport me PBB, nga 1.21% në 1.16%.
Shqipëria nuk respekton një tjetër kërkesë të Natos, atë që shpenzimet për pajisje të zënë 20% të shpenzimeve për mbrojtjen. Në vendin tonë këto shpenzime fiksohen në 10.7%, duke e vendosur si një prej 5 vendeve të fundit në renditje. Rreth 68% e shpenzimeve për mbrojtjen ndërkohë, Shqipëria i rezervon për personelin.
/SCAN
KOHA JONË SONDAZH

