Rama nuk u paraqit, Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin
Deputeti dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka thirrur në interpelancë sot në Kuvend kryeministrin Edi Rama, ndërkohë ky i fundit ia ka deleguar interpelancën ministres Elisa Spiropali.
Për këtë arsye, deputeti Dule tha se me këtë qëndrim kryeministri tregoi se pakicat minoritare nuk janë prioritet i kryeministrit.
“Në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve me nivelin e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe objektivat në kuadrin e negocimit me BE. E kërkova me kryeministrin interpelancën, por sot njoftohem se kryeministri nuk paska denjuar të diskutojë për këtë çështje. Qëndrimi i tij dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk është në agjendën e prioriteteve të tij, por për fatin tonë të mirë ekziston në agjendën e BE-së. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, por vetëm me atë të cilit i jam drejtuar. me keqardhje nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, nëse ju keni mirëkuptimin zhvendoseni në një datë të përshtatshme për kryeministrin”, tha Dule.
KOHA JONË SONDAZH

