Rama nxjerr shifrat, si ka ndryshuar numri i të punësuarve nga 2013 deri sot

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me shifrat e të punësuarve.

Rama thotë se shifrat janë publikuar nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga grafiku i publikuar prej tij, vihet re se nga viti në vit, numri i të punësuarve është rritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas grafikut, në vitin 2013 kanë qenë 465494 të punësuar, ndërsa në vitin 2017, shihen 640266 të punësuar.

Në maj të vitit 2018, kjo shifër rezulton 673640 të punësuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?