Rama nxjerr videon nga takimi i Bashës me bizneset në Vlorë, publikon të dhënat: Teatri vazhdon, të qash se s’qesh dot
Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një sërë takimesh me disa biznese në Vlorë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një video në ‘Facebook’, theksoi se teatri vazhdon, ndërsa në këtë linjë shton; “Të qash se s’qesh dot”
“Teatri vazhdon…?
Të qash se s’qesh dot…?”, shkruan Rama, ndërsa ka bërë publike edhe një fakt se personi në video që shfaqet duke takuar Bashën, i ka marrë pagat e luftës për punonjësit e tij.