Rama, opozitës: Mos prisni që të hapim listat 100%. Kodi Zgjedhor, s’mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij të parë me nisjen e sesionit të ri të Kuvendi deklaroi se duhet humbur kohë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të vijuar me zgjedhjet e 25 prillit. Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë ia bëri të qartë opozitës se hapja e listave 100% do të duhet të sigurojë ekuilibrin gjinor, në të kundër kjo gjë nuk mund të ndodh. Madje ai foli edhe për bisedime dhe gjetjen e konsensusit edhe me opozitën jashtëparlamentare.

“Mirë se ritakohemi këtu pas ndërprerjes. Uroj që të jeni mirë të gjithë. Do përpiqem shkurt të prek disa pika kryesore siç janë zgjedhjet e 25 prillit. Nuk duhet të humbim kohë dhe bashkërisht përmes Komisionit të Ligjeve dhe përfaqësuesit e të dy palëve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë përpara kësaj ndërprerje në Kushtetutë në Kodin Zgjedhor. Besoj se nuk ka kohë për të humbur. Ndaj duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe me të gjithë ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, mundësisht me një konsensus të plotë jo vetëm brenda sallës së parlamentit por dhe me atë pjesë të opozitës që është jashtë parlamentit. Detyrimisht një orë e më parë. S’mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100%. Por duhet të kërkojmë konsensus 100% për një proces të shpejt. Duhet të vendosim dhe për koalicionet parazgjedhore, si një subjekt zgjedhor. Ne kemi atë shqetësim që kemi pasur qysh ditën e parë. I vetmi problem për ne, lidhur me kërkesën për të hapur listat 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor. Duhet një mekanizëm i besueshëm, atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nëse s’ka mekanizëm të besueshëm, mos prisni që të hapim listat 100%. Listat e hapura 100%, në kohë, ku për të gjetur një grua mes 50 burrave, nuk çojnë asgjëkund për ne. Kjo nuk është një sfidë e panjohur. Jam i bindur se bashkërisht se do të gjejmë një rrugë siç e gjetëm. Që të gjitha palët të ndihen të përfaqësuara. Asnjë palë s’mund t’i marrë të gjitha, ku çdo palë duhet të pranojë, që çka nuk mori vetë, e mori pala tjetër. Bashkohem me apelin e kryetarit të Kuvendit për të vijuar me përzgjedhjen e komisionerit të Zgjedhjeve dhe anëtarëve të trupave të reja të administratës zgjedhore. Në lidhje me ligjin e shpifjes, unë nuk tërhiqem. Pasi Shpifja po bën kërdinë përditë, ndaj duhet të kalojë në Kuvend.”, tha Rama.

SHKARKO APP