Rama paralajmëron program të ri kombëtar strehimi, ja dy kategoritë që përfitojnë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të aplikohet një program i ri kombëtar strehimi për familjet në nevojë dhe për çiftet e reja.
Sipas Ramës, familjeve të atyre banesave që do prishen apo të cilët nuk kanë strehë fare “do u japim direkt bonusin e qirasë dhe pika e dytë do jetë kontrata e angazhimi zyrtar për ti pajisur me banesa të reja sociale sipas kushteve të numrave të familjeve”.
Deklarata e Ramës:
Program të ri kombëtar strehimi. Nuk do presim të bjerë tërmet tjetër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për strehim me skema financiare shumë të lehta për familjet dhe ciftet e reja.
Janë dy kategori dhe gjithë banesat që do jenë pjesë e prishjeve për unazën por edhe në zona të tjera të vendit ku nuk është cështje prishjes por njerëz pa strehë, do trajtohen me këtë program.
Familjeve të atyre banesave do u japim direkt bonusin e qirasë dhe pika e dytë do jetë kontrata angazhimi zyrtar për ti pajisur me banesa të reja sociale sipas kushteve të numrave të familjeve.
KOHA JONË SONDAZH

