Rama: Paraqitje fantastike e Shqipërisë në Berlin! Ishim tamam sahat zviceran

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale nga Berlini.

Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë.

Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria ka “vendin e nderin” cilësohet si sukses nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapërcim i vargut të paragjykimeve për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë nga ata të aventurave nëpër male por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë. Ishin tamam sahat zviceran, bravo një paraqitje fantastike e Shqipërisë, a e imagjinonit dot këtë vetëm disa vite më parë“, tha Rama në një lidhje live ditën e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“A do e kaloni oqeanin?”, thotë një komentues.

“Unë nuk kam pasur probleme i dashur por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurtë që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës”, i përgjigjet Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?