Rama pas vizitës në SHBA, direkt në zyrën e Metës

 

 

Pas kthimit nga SHBA ku ishte për një vizitë disa ditore, Kryeministri Edi Rama u takua sot me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi ka nisur rreth orës 16:00 në zyrën e kreut të Kuvendit. 

Një takim i tillë vjen fill pas kthimit të Ramës nga vizita një javore në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Rama dhe Meta pritet të kenë në fokus të takimit situatën e fundit politike. Takimi vjen si përgjigje e zërave për probleme në funksionimin e koaliconit, ku nuk kanë munguar hipotezat e një koalicioni të madh qeverisës PS-PD.

Pjesë e diskutimeve mund të jetë dhe mundësia e diskutimeve për një rikompozim të qeverisë.

Vetëm dy ditë më parë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash nismën ligjore të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar për çështjen “CEZ”. 

Rama nga SHBA shprehu qëndrimin kundër një hetimi ndërkombëtar duke thënë se prokuroria shqiptare ka të gjithë hapësirën ligjore për të kryer një hetim të tillë. Kryeministri nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje “alla shqiptarshe” në një kohë kur vendi pret të hapi negociatat për anëtarësimin në BE.

SHKARKO APP