Kryeministri Rama: Pastrimi rrënjësor i Shqipërisë nis nga Pylli i Sodës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vlorë në kuadër të planit të veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë. Aksioni nis ditën e sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Ja se çfarë poston kryeministri Rama:

“Nis nga bregdeti Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë; jo vetëm operacion pastrimi, po edhe një sistem i ri administrimi, financimi, monitorimi dhe bashkëveprimi me pushtetin vendor, si edhe me qytetarë”.

Kryeministri Rama në hapje të kësaj nisme të madhe kombëtare tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut.

“Faleminderit të rinjve që janë këtu me ne, për t’i dhënë një kuptim të plotë këtij procesi, i cili është ngritur mbi eksperiencën e disa viteve dhe mësimeve, dhe mbi zotimin se Shqipëria e pastër është prioritet i këtij mandati të tretë. Kur flas për përfshirje sa më të madhe, s’kam parasysh vetëm ata që fizikisht i bashkohen kësaj përpjekje duke qenë të pranishëm në çdo pikë ku shtrihet kjo nismë, por kam parasysh ata që janë në punë e tyre, në lëvizjen e tyre të lirë dhe që janë ndotësit. Këto plehrat këtu s’i ka sjellë nj forcë e mbinatyrshme, s’janë as mbetje arkeologjik, por një ndotje e të gjithë ne së bashku. Sikur atë shishen plastike të mos e hedh në anën tjetër të rrugës, apo familjet që vijnë për të kaluar disa orë në hijen e këtyre pishave, t’i marrë me vete ato mbeturina që prodhohen. Qytetarët kur vjen puna për të bërë komente, janë ambientalistë. Por sa pak janë ambientalistë në fjalë dhe në sjellje, duhet që gjithkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkë në FB, apo të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, por të mbash pastër vendin tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënde. Ky plan buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu dhe kudo ka qenë më keq, por është shumë keq krahasuar me si duhej të ishte.”, tha Rama.

SHKARKO APP