Rama: Pedagogët ta harrojnë se do të kenë rritje tjetër page, ta nxjerrin vetë!
Kryeministri Edi Rama deklaron se pedagogët nuk do të kenë tjetër rritje page.
“Ata pedgaogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page, kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera e për t’i nxjerrë në rrjetet sociale, por janë në mësim”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

