Rama për Clinton: U dha shpresë ”Shqiponjave” të përzënë nga shtëpia e tyre! Kasapi i Beogradit do kishte vijuar të grabiste kohë për Ballkanin
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e ish-presidentit Bill Clinton për kombin tonë. Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet nëse ai nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
”Vendlindja Clinton quhet ”Hope”, shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën ai ua dha shqiponjave të tij të përzënë nga shtëpia në Kosovë. Na mësoi me forcën e oratorisë së tij, se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka regjime dhe qeveri të këqij por nuk ka popuj të këqij.
Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga një vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën, por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.
Mund të thuhet se refugjatët shqiptarë mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit. Kontributi për Shqiponjën tonë matanë Bjeshkëve është kontribut i çmuar. Në mbështetje të Shqipërisë, Clinton mbështeti Shqipërinë jo thjesht me programe ndihme por i hapi rrugë marrëdhënieve strategjike”,-tha Rama.