Rama: Ne kemi turizëm nga janari deri në dhjetor

Edi Rama që herët sot flet për zhvillimin e ekonomisë. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish qytetarëve në komentet në rrjetet sociale, ku një ndër pikat e prekura është turizmi.

Ka pasur shumë pyetje për turizmin. Këtu kam raportin nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve, institucion i pavarur. Në Shqipëri pesha e turizmi për 2024 është 26 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 për qind e totalit. Kemi 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali. Është një industri e krijuar në “Somalinë” tonë, industri që sjell 4.5 miliardë ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto, të gjitha këto thonë i merr për vete. Posi i marr për vete që ju marsha të keqen të gjithëve?!”, tha ai.

Më tej, në lidhjen e tij live në Facebook, Rama i ka bërë thirrje sot diasporës për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje qeveria ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta që u ka kaluar afati mund të votojnë, pavarësisht afatit të skadencës, janë votues në 11 maj nëse do të regjistrohen”, tha Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhjen e tij me komentuesit, Rama ka bërë batuta edhe në lidhje me ish kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e quajti “ëmbëlsirë”.

“Do t’i bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve që të duan?”, pyet një nga qytetarët.

Lul Bashën kemi pasur omëlsinë, ndaj jo rastësisht tortën e bëri Lul Basha. Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji një përvëlim”, përgjigjet Rama.

(Për me tepër shiko videon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?