Rama për vonesën e vaksinave: Nuk është faji ynë, po ndodh në të gjithë Evropën
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Kryeministri, ka shpjeguar edhe arsyet se përse vaksinat kundër covid kanë ardhur me vonesa në vendin tonë.
Sipas kreut të qeverisë, këto vonesa nuk kanë ardhur për fajin e Shqipërisë, por sepse kompanitë kanë prodhur më pak sesa kërkesat në gjithë botën.
“Mjafton të shikoni çfarë ndodh në Evropë me vaksinat për të kuptuar se duhet të jeni krenarë për qeverinë e Shqipërisë. Pavarësisht se është qeveria e njërit prej 6 vendeve të rajonit, që u la jashtë skemës evropiane të shpërndarjes së vaksinave në pritje të Godo Covaxit, siguroi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfizer dhe e filloi vaksinimin në fillim të janarit falë një marrëveshje me një vend partner.
Shikon çfarë ndodh në Bosnjë, do marrin vaksinën ruse. Maqedonia e Veriut do të marrë vaksinën kinezë. Respekt për shkencëtarët rus dhe kinezë, por i sjell këto për të dhënë që nuk i kanë fare vaksinat as sa në lagje as sa një shkallë pallati.
Ne kemi kontratën dhe kemi filluar. Ka pasur një vonesë, jo nga paaftësia, jo ngaqë s’kemi leke, se nuk është çështje lekësh, por çështje sasish. Ka shumë më pak vaksina seç ka kërkesa. Prandaj vonesa ishte e përgjithshme për të gjithë Evropën. U ngrit Italia dhe Gjermani se do hedhin në gjyq kompanitë pse nuk respektuar skedulin.”-është shprehur ai.