Rama përmend emrat e protestueve të “Unazës” në Kuvend: E turpshme

Ka nisur ditën e sotme seanca parlamentare, ku do të diskutohet për projektbuxhetin 2019.

Fjalën e tij kryeministri e nisi duke cekur mungesën e opozitës, ku etiketoi deputeten Jorida Tabaku për të cilën tha se nuk e di çfarë thotë kur lexon raportet ekonomike që ia përgatisin.

Po ashtu kryeministri foli edhe për protestën e banorëve të Astirit që preken nga ndërtimi i projektit të Unazës së Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama i mori me radhë protestuesit duke i përmendur me emra dhe prejasrdhje si për shembull, Gjovalini, Ramazani, Pali, Agroni, Edmondi, Arben, Kujtimi, Bashkimi, etj, duke u kujtuar se kanë shumë prona gjithandej dhe bëri një paralelizëm duke u shprehur se nëse dëmshpërblehen banorët e Astirit nuk do rriten dot pagat e mësuesve, ushtarakëve e kështu me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama tha: Protesta më e turpshme që i kanë zënë sytë këtij vendi.
S’ka bërë kurrë vaki qyshse nisi epoka e prishjeve masive për interes publik në parkimin rinia. Buxheti i ri 400 dollarë për beben e parë, 800 për të dytin, 1200 për të tretin, 1600 për binjakët dhe 2400 për trinjakët, totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion për nënën dhe fëmijën kash që në ditën e parë të lindjes.
Milionat lindjes së bebeve duan ta marrin zaptuesit e shtatit të unazës së re.
Abuzuesit e unazës së re kërkojnë dëmshpërblim me paratë që nuk janë të tyre.
T’ja marrim rrogën mësuesit dhe t’ja japim Govalinit nga Laçi që është jashtë duke protestuar?! “

Ajo që vihet re në sallë është përqeshja e deputetëve të mazhorancës teksa Rama flet me emra për banorët që protestojnë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/509779562875476/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?