Rama përsërit se zgjedhjet më 30 qershor nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale gjatë pasdites së të dielës në Dibër, ku prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie të qarkut. Kreu i qeverisë deklaroi se partner dhe miq kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhje, por kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm. “Keni dëgjuar miq që thonë të shtyjmë zgjedhjet. Nuk bëhet fjalë për një dasmë. Nëse pranojmë të shtyjmë zgjedhjet, ne hapim një rrugë pa krye për shumë vite. Nëse pranojmë politikën e shkatërrimi, molotovit, kërcënimit, duke i hapur rrugë një pakice, çdo pakicë nesër do të bënte të njëjtën gjë do ikte nga parlamenti dhe do të kërkonte lojë nga e para”, u shpreh kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?