Rama përshëndet marrëveshjen VV-LDK: Uroj të kemi bashkëpunim për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen qe u arrit sot mes Vetëvendosjes dhe LDK-se, për krijimin e qeverise së re të Kosovës.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama thekson se pret me padurim që të dy qeveritë të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin mes dy vendeve.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë????”, shkruan Rama.