Rama përshëndet marrëveshjen VV-LDK: Uroj të kemi bashkëpunim për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen qe u arrit sot mes Vetëvendosjes dhe LDK-se, për krijimin e qeverise së re të Kosovës.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama thekson se pret me padurim që të dy qeveritë të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin mes dy vendeve.

Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë????”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?