Rama: Po punojmë për pastrimin e bashkive
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa fotografi, nga puna e punonjësve të pastrimit nëpër bashki të vendit.
Rama shkruan se që pas ardhjes në pushtet, PS nuk ka hequr askënd nga puna për arsye politike. Ai shprehet se në ish-bashkitë e djathta nuk është hequr askush vetëm ka të tjera bindje.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789101112131415PreviousNext
Postimi i Edi Ramës:
Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve?
E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka?
KOHA JONË SONDAZH

