Rama: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19

Kryeministri Edi Rama deklaron se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart.

Kreu i qeverisë u referohet shifrave të ditëve të fundit, ku ka pasur një rënie të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

Mesazhi i Ramës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?

Swiss Digital Mobile Reklama

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?