Rama podcast me këngëtaren Elhaida Dani: ”Notre Dame de Paris” më 28 Maj në Air Albania
Kryeministri Edi Rama në episodin e tij të radhës në Podcast, ka këngëtaren e mirënjohur Elhaida Danin. Kreu i qeverisë gjithashtu ka bërë me dije se të dielën, më 28 maj do të vijë për herë të parë në Shqipëri, spektakli më i shikuar në Evropë “Notre-Dame De Paris”.
Rama thotë se ky moment ishte shumë i mirëpritur dhe me vullnetin dhe këmbënguljen më në fund spektakli do të vijë në Air Albania Stadium në Tiranë së bashku me këngëtaren, Elhaida Danin.
Në videon e publikuar nga kryeministri, këngëtarja thotë se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e vendeve ku ky spektakël mbush arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat dhe kategoritë sociale.
”Notre-Dame de Paris” është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi më 16 shtator 1998 në Paris . Ai bazohet në romanin Notre-Dame de Paris nga romancieri francez Victor Hugo.