Rama: Policët do kenë kamera në trup

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama  ka thënë se në 2015-ën gjithë rrugët nacionale do të pajisen me sistem monitormi me kamera jo vetëm për të luftuar krimin por edhe për të shmangur abuzimin si nga ana e policeve ashtu edhe nga ata qytetare qe shkelin ligjin.

"Nuk presim përmirësim në shifra,  po transformim . Në  të gjitha rrugët e Shqipërisë do  të vendoset sistemi i monitorimit online. Për të dokumetnuar në mënyrë sistematike dhe kohë reale çdo automjet dhe çdo targë dhe çdo gjë që ndodh në rrugët nacionale. Nuk do kemi më punonjës policie që vendosin gjoba arbotrare, po çdo qytetar ta shohë vet  në televizor ku e ka bërë shkeljen dhe çfarë shkeljeje ka bërë. Ndërsa në gjithë territorin e Tiranës, policët do pajisen me kamera në trup dhe gjithë veprimtaria e policëve do jetë e regjistrueshme online", u shpreh Rama.

SHKARKO APP