Rama porosi për bashkitë e veriut: Kush meriton të qëndrojë në punë

Kryeministri Rama ka mbledhur në një takim drejtuesit politikë, deputetët dhe përfaqësuesit socialistë të qarqeve të veriut. Ai ka porositur drejtuesit e rinj të bashkive të kenë kujdes me shkarkimet. Fokusi i kryeministrit ka qenë për bashkitë e drejtura deri tani nga opozita.

“Asnjë grua nuk do të largohet nga vendi i punës dhe ata që do të qëndrojnë, do të jenë sipas meritës. Ne nuk shohim përkatësitë politike, kush meriton të qëndrojë në punë, do qëndrojë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kreu i socialistëve ka kërkuar gjithashtu të mos ketë vonesa në ngritjen e këshillave bashkiakë dhe në betimin e kryebashkiakëve të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtator të gjitha strukturat e PS priten të rifreskohen pas zgjedhjeve në parti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?