Rama: “Porto Romano” do të kthehet në një park urban
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebbok, shkruan se zona në Porto Romano që prej dekada të tëra është përdorur për hedhjen e plehrave do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar. Rama shton se ky projetk do të realizohet brenda 3 vitesh dhe se inertet Brenda perimetrit të emergjencës do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës.
Postimi i plotë:
Inertet brenda perimetrit të emergjencës do të evakuohen në fushen e plehrave të Porto Romanos në Durrës dhe po ashtu do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës. Zona kanceroze e krijuar në dekada të tëra plehra hedhjesh në Porto Romano, do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar. PUNA KA NISUR PAPUSHIM dhe KY PROJEKT I PARASHIKUAR PËR 3 VJET DO TË REALIZOHET TANIMË PËR MAKSIMUMI 18 muaj.
KOHA JONË SONDAZH

