Rama poston video nga parajsa bregdetare e Gjirit të Gramës si përgjigje ndaj Fevziut!

Gjiri i Gramës, i cili ndodhet 25 km larg qytetit të Vlorës, është një prej vendeve më të bukur në Shqipëri.

Pak ditë më parë Blendi Fevziu publikoi një video nga ky plazh ku tregonte se nuk kishte pushues. Video mori mijëra klikime online. Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit si një antireklamë ose si një pasaktësi që Fevziu ka filmuar kur pushuesit duhet të kenë qenë në pushimin e drekës ose duke drekuar!

Ndaj si një reagim Rama ka postuar në rrjete sociale një video dhe ku shkruan ”Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit”. Ky gji po vizitohet shumë edhe nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë e këtij vendi. Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas.

Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë, pranë Orikumin, gjiri i Gramës ka shërbyer si një vendstrehim për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit”.

Video që ka postuar gazetari Fevziu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

SHKARKO APP