Rama pranon sëmundjen: Nuk e kam mirë…(VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në një takim që ka pasur sot për politikat e punësimit ka shprehur dhe shqetësimin e tij shëndetësor.
Rama mes batutave tha se nuk kishte mirë këmbën e majtë. Edhe më herët Rama i ka pranuar problemet që ka pasur me hernien e diskales, që i shkaktojnë probleme edhe në lëvizje.
”Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë”, u shpreh Rama mes të tjerash.
Kohët e fundit Rama është parë dhe me dorën e fashuar, ndërsa nga opozita ka pasur akuza për overdozë.
KOHA JONË SONDAZH

