Rama premton 10-fishim të sigurisë: Oficerë policie në shkolla
Gjatë prezantimit të buxhetit për Arsimin, kryeministri Edi Rama ndër të tjera premtoi 10-fishim të rritjes së sigurisë në ambientet e shkollave. Ndër të tjera ai tha se do të mbyllen të gjitha klasat kolektive dhe se qeveria do të garantojë transportin për këta nxënës.
”Do të 10-fishojmë numrin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla. Kishim një projekt pilot me oficerët e sigurisë dhe morëm një përgjigjje pozitive nga prindërit dhe mësuesit. Kemi vënë një buxhet duke adresuar çështjet e sigurisë sidomos tek shkollat më të populluara. Do vazhdojmë të mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqëndrimi si kampe përqëndrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë. Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që iu janë mbyllur klasat kolektive. Mundësuam dhënien e librave fala”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

