Rama premton: 4 mijë e 500 shtëpitë individuale përfundojnë brenda 6-mujorit të parë të 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama premton se 4 mijë e 500 shtëpitë individuale të planifikuara në programin e Rindërtimit përfundojnë brenda 6-mujorit të parë të 2021.

Rama thotë se deri në mars do të kenë përfunduar 2 mijë e 500 shtëpi të reja, teksa thekson se gjithë procesi i Rindërtimit afekton drejtpërdrejt 500 mijë banorë në Shqipëri.

Ai shton se janë 450 kompani shqiptare të përfshira në këtë proces dhe 25 mijë punonjës të punësuar.

”Për fat të keq ndërhyrja dramatike e COVID-19 në gjithë procesin e aktivitetit të këtij viti, mars-qershori. Kemi disbursuar 289.5 mln euro dhe 250 mln euro hua nga konferenca e donatorëve, janë të kanalizuara, pa 25 mln eurot direkte në buxhet.

Janë 280 mln euro dollarë, 28 miliardë lekë për 2021. 28 kantiere infrastrukture publike që kanë filluar ose janë në proces, dhe faktikisht e gjithë puna e rindërtimit prek shumë më tepër se familjet. Janë 500 mijë banorë që afektohen drejtpërdrejt qoftë nëpërmjet shkollave shumë më të mira, qoftë infrastrukturë, shërbimin shëndetësor. Spitali i ri i Laçit, 6 qendra të mëdha shëndetësore në atë zonë.

Dhe tjetra, 450 kompani shqiptare dhe afro 25 mijë punonjës, punëtorë të punësuar në Rindërtim. 158 objekte arsimore për 25 mijë fëmijë, vazhdojmë me banesat individuale, 1 mijë shtëpi të reja që hapin dyert deri pasnesër për të mundësuar kalimin e viti të ri në një strehë të re.

Në mars përfundojnë 2500 shtëpi të tjera. Në total 4 mijë e 500 shtëpi që mbyllen brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Kanë filluar apartamentet e reja.

Rindërtimi do jetë një transformim kolosal, si me kopshtet, shtëpitë por edhe me lagjet e reja që do rindërtohen.”- tha Rama.

SHKARKO APP