Rama: Prenk Bib Doda, princ i mirditorëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka promovuar kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Në profilin e tij në FB, kreu i ekzekutivit ka publikuar një foto të vjetër që e cilëson shumë prekëse të Fra’ Leonardo de Martinon, autor i veprës “Harpa e një italo-arbëreshi”, tek i tregon me indeks çunakut të vogël që mendohet se është Prenk Bib Doda, princ i Mirditorëve e patriot deri në vdekje.

Rama thotë se profecia e fratit arbëresh realizohet, teksa princi i Mirditës do të luftojë për Pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar, por dhe do japë jetën gjatë një atentati të pabesë, për mëvetësinë e shtetit shqiptar.

“Në këtë foto të vjetër dhe vërtet prekëse, shohim Fra’ Leonardo de Martinon, autor i veprës “Harpa e një italo-arbëreshi”, tek i tregon me indeks çunakut të vogël që mendohet se është Prenk Bib Doda, princ i Mirditorëve e patriot deri në vdekje, si të kaluarën e tij, po ashtu edhe orientimin drejt së ardhmes (Sipas traditës, Gjomarkajt rrjedhin nga Dukagjinët, konsanguinë të Skënderbeut, portreti i të cilit shfaqet i varur në mur).

Swiss Digital Desktop Reklama

Profecia e fratit arbëresh do të realizohet, pasi Prenk Bib Doda jo vetëm do të luftojë për Pavarësinë dhe krijimin e Shtetit të ri shqiptar, por do të japë edhe jetën gjatë një atentati të pabesë, për mëvetësinë e trojeve të veta.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë foto të vjetër dhe vërtet prekëse, shohim Fra’ Leonardo de Martinon, autor i veprës “Harpa e një italo-arbëreshi”, tek i tregon me indeks çunakut të vogël që mendohet se është Prenk Bib Doda, princ i Mirditorëve e patriot deri në vdekje, si të kaluarën e tij, po ashtu edhe orientimin drejt së ardhmes (Sipas traditës, Gjomarkajt rrjedhin nga Dukagjinët, konsanguinë të Skënderbeut, portreti i të cilit shfaqet i varur në mur).

Profecia e fratit arbëresh do të realizohet, pasi Prenk Bib Doda jo vetëm do të luftojë për Pavarësinë dhe krijimin e Shtetit të ri shqiptar, por do të japë edhe jetën gjatë një atentati të pabesë, për mëvetësinë e trojeve të veta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?