Rama pret në kryeministri shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kryeministria, ku ka pritur Mario Tobias, shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit si edhe Deborah Rothe, drejtuesja e ITB.

“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për #ShqipërinëTuristike”, shkruan kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP