Rama prezanton asistentin virtual në E-Albania: Do jetë shërbëtori publik i Inteligjencës Artificiale ditë-natë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka prezantuar në një aktivitet të organizuar këtë të enjte atë që e cilësoi “Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale”, që është një, Asistenti Virtual që do të ndërveprojë me çdo qytetar në e-Albania.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij u shpreh se ky qytetar do të jetë në dispozicion të çdo personi, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania.

“Një shërbëtor publik do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania ku s’ka më nevojë për asnjë ndihmë tjetër për këdo që aplikon për një shërbim”, tha Rama.

Ai shtoi se shumë shpejt ky asistent virtual do të jetë me zë dhe me figurë, dhe do të jetë ai që do të marrë shërbimin për qytetarin në E-Albania.

“Ta shtrijmë edhe në platformën e Bashkëqeverisjes, ashtu si kundër dua ta nënvizoj që asistenti që sot hyn në marrëdhënien me qytetarët përmed ndërveprimit me shkrim, po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe me figurë dhe madje të mos jetë më thjeshtë ndihmësi që i drejton ata në aplikim, por ai që e merr shërbimin për ta”, përfundoi Rama.

SHKARKO APP