Rama prezanton faqen më të re në lidhje me koronavirusin: Gjithë të rejat në kohë reale
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar faqen më të re Coronavirus.al ku thotë se qytetarët mund të gjejnë në këtë faqe të re interneti më të rejat nga fronti i luftës, masat, faktet dhe të vërtetat.
Por çfarë ofron faqja e re coronavirus.al?
Në një lundrim të shpejtë duket se Coronavirus.al është një faqe e ngjashme me shqipëriaqëduam.al por këtu do të ketë informacion për masat financiare, parandaluese, pyetje, këshilla apo të rejat më të fundit si statistika.