Rama prezanton një tjetër anëtar të Bordit të Agjencisë së Arsimit: Themelues i disa programeve në universitetet europaine
Rama prezanton një tjetër anëtar të Bordit të
Tomas Jelenski është zgjedhur në mesin e 11 anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Jelenski ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane.
Prej vitit 2020 është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni.
Postimi i plotë:
Superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë
TOMAS JELENSKI drejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane. Gjatë një dekade ai ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt dhe që prej vitit 2020, është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni.
Ai është përzgjedhur si ekspert i Komisionit Evropian dhe Fondacionit Evropian për Shkencën.