Rama prezanton platformën: 472 aplikime për shërbime tashmë mund të bëhen online

Kryeministri Rama prezantoi sot ‘revolucionin digjital’, i cili përfshin 472 aplikime për shërbime online dhe jo më në radhë sportelesh. Po ashtu nga qershori hyn online blloku i dytë prej 395 shërbimësh. Vetëm disa shërbime nuk do të hynë online për shkak të nevojës për paraqje të personit për aplikim.

Sipas Ramës me këtë metodë të re i jepet fund radhëve të gjata, ryshfeteve apo emigrantët nuk mund të prishin pushimet e tyre për radhët apo të vijnë në Shqipëri vetëm për këto shërbime pasi mund t’i bëjnë nga shtëpia. Sa i përket të moshuarve, ai tha se mund t’i ndihmojnë të afërmit apo të rinjtë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1253055768415203/?t=0

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I EDI RAMËS

Swiss Digital Mobile Reklama

Revolucioni digjital përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit

Videon Rama e shoqëron edhe me shpiegimet se çfarë përfitojnë qytetarët:

• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë

• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës

• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin

• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin

• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?