Rama pritet nga Presidenti i Senatit italian. Në fokus Komiteti i Përbashkët i Investimeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë është pritur këtë pasdite nga Presidenti i Senatit italian, Ignazio La Russa.

Teksa ka psotuar një video nga pritja, Rama thekson se takimi do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

”Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP