Rama pritet nga sekretari i NATO-s: Rutte, mik i veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s në Bruksel, ku kreu i qeverisë ka ndarë edhe një foto. Në një postim në facebook, Rama e cilëson Rutte si mik të veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë.

”Bruksel, Selia e NATO, me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP