Rama: Problem më serioz në Shqipëri nuk është drafti i kodit të ri, por masa e atyre që e përdorin lirinë për sherr

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që të tregojë edhe njëherë tjetër mendimin që ka për debatin e krijuar nga drafti i Kodit të ri Penal. Sipas Ramës, problem më serioz në Shqipëri nuk është drafti i kodit të ri, por masa e atyre që e përdorin lirinë për sherr. Po ashtu kreu i qeverisë shton se drafti i Kodit të ri është tashmë për konsultim në publik për të marrë sa më shumë mendime.

”Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij. Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”,-shkruan Rama në platformën X.

Drafti për Kodin e ri është hartuar pas 2 vitesh punë intensive dhe synon që të zëvendësojë Kodin aktual Penal të vitit 1995, i cili ka pësuar ndryshime të shpeshta. Ky draft ka 952 nene, gati 3-fish më shumë nga Kodi aktual Penal që përmban 335 nene. Kodi i ri Penal, para se të hyjë në fuqi, do të marrë edhe aprovimin e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?