Rama: Projekti TID i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit të vjetër, pavarësisht kundërshtimeve

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në podkastin “Flasim”, diskutoi për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjyqin në Hagë, situatën politike në vend dhe protestat e opozitës. Një vëmendje të veçantë ai i kushtoi projektit të rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit, duke shpjeguar se ky projekt po keqinterpretohet nga disa media dhe aktorë publikë.

Sipas Ramës, projekti ka një natyrë strategjike dhe ka për qëllim të ruajë dhe të promovojë qytetin e vjetër mesdhetar si një destinacion turistik me rëndësi europiane. Zona Arkeologjike A, ku do të zhvillohet projekti, nuk është një hapësirë urbane e zakonshme, por një pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe botërore, ku përfshihen monumente të rëndësishme si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin dhe Termat Romake. Hyrja e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e bën projektin një detyrim ndërkombëtar dhe e kalon dimensionin thjesht kombëtar.

Rama theksoi se ky projekt nuk ka lindur papritur, por është bazuar mbi një program të gjatë të qeverisë dhe mbi Planin e Menaxhimit të Integruar, i cili u hartua nga Ministria e Kulturës dhe u vuri në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit dhe ndërtimeve të paligjshme në zonat e trashëgimisë, dhe pikërisht kjo po bëhet me projektin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri kujtoi shembuj ndërkombëtarë, ku për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë, janë ndërmarrë shpronësime: në Romë për hapjen e Forumeve Imperiale dhe në Athinë për zonën e Akropolit dhe parkun arkeologjik. Ai garantoi se Shqipëria do të veprojë me të njëjtën ndjeshmëri dhe drejtësi ndaj banorëve, por gjithashtu me vendosmëri për të mbrojtur interesin kombëtar dhe për të garantuar ruajtjen e trashëgimisë historike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?