”Rama promovon antivlerat”, Tabaku: E tmerrshme të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji

Kandidatja për deputete e PD-së pjesë e listës në Tiranë, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po promovon antivlerat. Gjatë një takimi me disa nga familjet e vjetra të Tiranës, Tabaku komentoi deklaratën e kandidates socialiste, Luljeta Bozo, e cila tha se komunizmi kishte më shumë anë pozitive sesa negative.

”Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje.

Familjeve që janë internuar, unë nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme.

50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime”, tha Jorida Tabaku.

SHKARKO APP