Rama ”provokon” PD: Babalja, Niçja i Shijakut dhe shoku i tyre Salianji

Placeholder Image

Pasi protesta e opozitës u mbyll për sot, Kryeministri Edi Rama u ngrit dhe po flet në Kuvend. Në fjalën e tij, ai ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit, që sipas tij ka vendosur rend dhe garantuar siguri shumë më shumë se pesë vite më parë. Nuk ka kaluar ironia e Ramës për ish-deputetin e PD-së, Salianji që denoncoi dosjen Babale.

“Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë. Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike. Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?