Rama provokon studentët: Kërkojini falje Lindita Nikollës!

Kryeministri Edi Rama ka pritur që studentët protestues të dënonin sjelljen ndaj Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Gjatë komunikimit për studentët sot, Rama shprehu habi për sjelljen ndaj ministres, pasi vetë studentët e kërkuan.

Ndërkohë ai tha se kjo ishte vepër e një grupi protestuesish profesionistë nga Ujësjellësi i Kamzës.

“Nuk futet dot qeveria me buldozer në Universitet. Kam pritur që ata që janë në protestë të dënojnë atë që u bë me ministren. Ata që e kërkuan e pritën siç nuk duhej. Për çfarë arsye? Si nuk ka mundësi që nuk i thatë ministres ‘na fal’. Ka një grup që janë protestues profesionistë, nga ujësjellësi i Kamzës dhe dalin atje me shishe që i gjuajnë njerëzit”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ai iu premtoi studentëve se do të shkarkohen të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në bordin e administrimit dhe do i zgjedhin studentët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në bordin e administrimit. Por nuk bëj asnjë lëvizje pa ardhur këtu të flisni. T’i vini, fytyrën, zemrën kësaj çështje. Do e zgjidhni ju përfaqësuesin në Bordin e Administrimit, si të doni zgjidheni ju. E s’keni pse të keni më dhimbje koke”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?