Rama: PS-ja është bekim për Shkodrën, kanë filluar ta kuptojnë se mallkimi ishte dikush tjetër

Kryeministri Edi Rama teksa foli në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, tha se partia është një bekim për këtë qytet. Po ashtu duke theksuar se projektet e ndryshimit sapo kanë nisur të “belbëzojnë” dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin këtij qyteti.

“Ky qytet i bekuar jetoi për 30 vjet duke menduar se mallkimi ishim ne, dhe vetëm sa ka filluar ta shikojë se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush, por të shkuara e të harruara kur i thonë fjalës.

Besoj se në të gjitha rastet kjo tani çfarë iku nuk kthehet por në të gjitha rastet është mirë që të jemi më të motivuar të japim provën se e kemi merituar atë votë. Kali i PS do ta çojë Shkodrën shumë lart.

Në Shkodër s’kanë parë gjë akoma kam shumë besim se do bëjmë shumë gjëra të bukura sepse ka shumë gjëra të bukura për të bërë këtu. Shkodra ka shumë thesare të fshehura në pluhur, kulturore, që duke i nxjerrë duke i evidentuar duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit mund ta bëjnë Shkodrën një destinacion ekstra pikërisht për këtë pjesë”,-tha Rama.

SHKARKO APP