Rama publikon dialogun mes tij dhe qytetarit

Kryeministri Edi Rama ka postuar një dialog mes tij dhe një qytetari, i cili i kërkon ndihmë, pasi nuk i kanë lidhur kontratë dritash dhe ka tre muaj në errësirë me nënën invalide dhe vajzën dy vjeçe.

Në mesazhet që qyetari i dërgon kryeministrit e falenderon këtë të fundit për zgjidhjen që i ka dhënë problemit të tij. Mes të tjerash, qytetari shprehet i turpëruar që nuk ka votuar asnjëherë për Partinë Socialiste.

Rama i përgjigjet komentit të qytetarit se nuk e ka bërë këtë që ta votojë, por dëshiron ta bëjë për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”, i thotë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?